Britanezja e fejuar me vrasësin serial nga Amerika deklaron dashurinë për të publikisht

Tracy Bottomley planifikon të martohet me vrasësin serial Ernest Otto Smith, i cili u dënua për vrasje 15 vite më parë.

Kjo grua thotë se e kupton rrezikun e dashurisë së saj për vrasësin serial, raporton “DailyStar”.

Tracy Bottomley, 42 vjeçe, është dashuruar me vrasësin e burgosur Ernest Otto Smith, 53 vjeçar.

Ai është dënuar me burgim pa lirim me kusht ose zbutje dënimi para 15 viteve.

Smith ka grabitur, ka gjuajtur dhe ka vrarë James Dillingham në Toledo, Ohio me 2 janar 2005.

Ai ishte i shoqëruar nga Cathy Barnett, të cilën ai gjithashtu e vrau gjatë arratisjes në Kentucky me 7 janar 2005 pasi u frikësua se ajo do ta raportonte në polici.

Smith provoi t’i thyente qafen Barnett dhe më pas e rrahu për vdekje me një degë druri.

Ai do të kaloj 32 vite në burg pas gjykimit të tij në vitin 2006.

Tracy, nga West Yorkshire ka pranuar propozimin e tij për martesë dhe nuk frikësohet të martohet me një vrasës.

Ajo shprehet se në fillim, e mendoi se ajo mund të kishte fatin e njëjtë si viktimat e tij, por ajo nuk frikësohet lehtë.

Teksa kaloi koha, ajo thotë se ata filluan ti besojnë njëri-tjetrit dhe u afruan shumë. Ata planifikojnë të martohen para përfundimit të këtij viti.

Duke folur përmes telefonit rreth eksperiencave të veta të vështira që kishin kaluar si fëmijë, ata filluan të hapen për gjithçka mes vete, deri sa ne maj të 2019 ata shprehën ndjenjat për njëri-tjetrin dhe u fejuan.