Black Friday ditë e ‘kaosit’ të blerjeve, si filloi kjo ditë

Çdo vit vikendi i shitjeve, që ndjeket pas ditës së falendërimeve- dhe filloi sot më 29 nëntor.

Termi “Black Friday” në fakt, fillimisht është asocuar me krizat financiare, e jo me uljet e çmimeve dhe blerjeve.

Dy financuesit e Wall Stree, Jim Fisk dhe Jay Gold së bashku blenë një sasi të konsiderueshme të arit amerikan me shpresën e rritjes së çmimit të përgjithshëm dhe nga ana tjetër ishin në gjendje ta shisnin atë për fitime të mëdha.

Të premten, më 24 shtator 1869, që më vonë iu referua “Black Friday”, ndodhi që tregu amerikanë u rrëzua dhe veprimet e FIsk dhe Gould lanë banorët e Wall Street të falimentuar.

Por, deri vonë periudha pas ditës së falenderimeve  nuk u quajt ‘Black Friday”.

 Kur dyqanet në SHBA, kanë regjistruar kontabilitetin e tyre kanë vërjetur se kur është vendosur ngjyra e zezë si zbritje ka pasur më shumë fitime sesa në të kuqe.

Thuhet se oficierët e policisë në Filadelfia ishin të parët që e lidhën të Premten e zezë me periudhën pas Falendërimeve në vitin 2050, kjo sepse një ditë pas kësaj ditë, erdhën shumë turistë për shkak një lojës së futbollit. Kjo, shkaktoi kaos në qytet, bllokime trafikësh, dhe dyqanesh dhe policët e quajtën si e premte e zezë.

Uljet në çmime ishin gjë e zakonshme në nëntor në Amerikë, para se të bëhej e famshme termi ‘Black Friday’, mirëpo pasi që policët e kanë quajtur me këtë term shumica e dyqaneve filluan ta përdornin si term për shitje.

Shikoni një video çfarë ndodh në Amerikë, në këtë ditë.