Birrë prej ujërave të zeza?

Të mërkurën, Komisioni i Cilësisë Mjedisore Oregon ka votuar që të lejojë një fabrikë të birrës që të përdorë ujin e ricikluar nga kanalizimi për të prodhuar birrën, raporton Transmetuesi Publik Oregon.

Birra, Oregon Brew Crew, do të furnizohet nga Shërbimet e Pastrimit të Ujit, me një proces të trajtimit tepër të sofistikuara që kthen ujërat e zeza në pije kualitative shkruan Newsweek.

Uji i ricikluar i kanalizimit vazhdon të përdoret për ujitje në Oregon, sikurse edhe për rimbushjen e ujërave nëntokësore.

Por, është hera e parë që shteti ka shqyrtuar lejimin për konsum të njerëzve./GazetaTribuna