Birrë nga buka e hedhur

Një fabrikë e vogël e birrës në Bruksel ka projektuar mundësinë e të prodhuarit të birrës nga buka e hedhur.
Idea për të bërë birrën prej bukës ka ardhur kur francezi, 31 vjeçar, Sebastien Morvan fliste me shokët për ushqimin e hedhur, specifikisht bukën.
“12 për qind e ushqimit të hedhur në Bruksel është bukë,” ka thënë Morvan për Reuters, një nga themeluesit e këtij projekti.
Morvan ka kalkuluar se rreth 30 për qind e elbit të përdorur në birrë mund të zëvendësohet me një e gjysmë feta buke për shishe./Gazeta Tribuna