Bimët mund të rriten pa tokë dhe pa dritë

Një grup shkencëtarësh gjermanë arritën të kultivonin me sukses bimët në Antarktidë në një mjedis të projektuar posaçërisht që nuk përmban tokë dhe në të cilën drita nuk arrin.

Ekipi ka arritur deri tani të rrisë rreth 3.6 kilogramë sallatë, rrepkë, raven dhe bimë të ndryshme, transmeton AP.

Studiuesit po punojnë në projektin EDEN-ISS në bashkëpunim me Qendrën Gjermane për Aviacion dhe Kozmonautikë (DLR).

Qëllimi i projektit është gjetja e një sërë mënyrash për kultivimin e ushqimit gjatë misioneve hapësinore.

Kushtet e ashpra në Antarktidë u mundësuan shkencëtarëve të simulonin më mirë kushtet në Hënë dhe Mars.