Balena 40 tonëshe del në sipërfaqe, shkakton tsunami

Një çift balenash 40 tonëshe kanë dhuruar një spektakël që rrallë herë mund të shihet nga syri i njeriut, e të ruhet në aparatet fotografik.
Ato fare pranë një anije me turistë kanë filluar të tregojnë potencën e tyre, duke u hedhur mbi sipërfaqen e ujit disa herë.

Një pamje e bukur, por edhe paksa e rrezikshme, pasi nëse balenat do të ishin më pranë do të mund të shkaktonin përmbysjen e anijes.

Shfaqja e rrallë është fotografuar pranë brigjeve të Monterey në Kaliforni./tch