Babai fotografon shprehitë unike të djalit të tij me autizëm

Fotografi Timothy Archibald filloi të fotografonte djalin e tij 5 vjeçar Elijah si një mënyrë për tu përballur me diagnozën e djalit.

Duke e parë se si djali i tij silles, ndryshe nga fëmijët e tjerë, dhe duke e ditur se sikur prind ishte i dëshpëruar për të rritur një fëmijë në mënyrën më të mirë të mundshme, ai e gjeti një mënyrë për të mundur frustrimin e tij me një projekt të quajtur Echolila.

Çka nuk arriti të kuptojë është se sa shumë e ka afruar atë dhe djalin e tij, duke arritur të i lidh më shumë dhe ta kuptojë atë më mirë.

Fotografi pas fotografie, koleksioni i Archibald tregon prespektivën unike të fëmijës së tërhequr nga shoqëria.

 Mënyra se si reagon ndaj objekteve ofron një alternativë komunikuese me botën përreth tij.

Babai i tij thotë se “Unë asnjëherë skam pritur që ai të jetë ‘normal’ si të tjerët, vetëm kam dashur që ai të shoh se sa ndryshe ishte ai.”.