Australiania mbijeton 12 ditë në shkretëtirë

Autoritetet australiane e kanë gjetur dhe e kanë shpëtuar një grua që ishte zhdukur për 12 ditë në zonat e largëta të veriut të Australisë. Ajo tha se ka mbijetuar duke i ngrënë biskotat që i kishte në veturë dhe duke pirë ujë në një burim të vogël që e kishte gjetur.

Gruaja e quajtur McBeath-Riley ishte me dy persona të tjerë, kur vetura e tyre u bllokua në pellgun e një lumi dhe ata nuk mundën ta vazhdonin udhëtimin.

Grupi u nda në drejtime të ndryshme për të kërkuar ndihmë. Zonja McBeath u gjet afër veturës së saj, por dy personat e tjerë ende janë të zhdukur.

Policia australiane tha se ata mund të jenë dehidratuar shumë për shkak të bllokimit në shkretëtirë për 13 ditë.

Këta tre persona ishin duke udhëtuar në pjesën veriore të Australisë kur u bllokuan në pellgun e lumit “Hugh River”.

Duke folur para gazetarëve në spital, gruaja e shpëtuar tha: “U munduam shumë herë për t’ë dalë nga lumi, por lumi ishte shumë i madh. Gjatë ditës ishte shumë nxehtë, prandaj futeshim nën veturë, ndërsa natën flinim në veturë.”

Pasi e harxhuan ujin që e kishin me vete, ata e kishin gjetur një burim të vogël uji në shkretëtirë, ujin e të cilit e kullonin me një rrobë.

Policia australiane dërgoi helikopterë për t’i kërkuar tre personat e humbur, ndërsa e gjetën zonjën McBeath-Riley rreth 1 kilometër e gjysmë larg veturës, shkruan “BBC”, transmeton