Akt heroik, hidhet mbi kurrizin e balenës gjigante, për t’i shpëtuar jetën

Ky me të vërtetë është akt heroik.
  Një anije peshkimi vërejti se nuk ishte diçka në rregull me një balenë kurrizore në bregun e Kalifornisë, transmeton lajmi.net.

Pas kuptimit se ndihma nuk po vinte, ekuipazhi vendosi të vepronte vet. Një nga marinarët kërceu mbi kurrizin e balenës gjigante duke i prerë litarët që e kishin mbërthyer balenën.

Ai shprehet jashtëzakonisht i lumtur me veprimin që ai shpëtoi këtë balenë.