Tom dhe Delma Ledbetter, nga Teksasi, ishin njohur nga një shoku i përbashkët kur ishin fare të rinj.
Ata u lidhën dhe u martuan shumë shpejt, pak javë pasi u njohën. Por pavarësisht kësaj, lidhja e tyre vazhdoi 62 vjet të tjera.
Familjarët e çuan tek i njëjti azil dhe ua vunë shtretërit pranë njëri–tjetrit. Deri në çastet e fundit ata i mbajtën dorën-njëri-tjetrit, dhe nipërit e fotografuan atë çast. Të dy vdiqën vetëm 60 minuta larg njëri–tjetrit.