50-vjeçarja më hot në planet

Këngëtarja , aktorja, vallëtarja shumë e suksesshme ndërkombëtare Jennifer Lopez që ndryshe njihet edhe si J.Lo, ka dëshmuar edhe njëherë që vitet janë vetëm numra.

Në paraqitjen e fundit të saj në Instagram, ajo ka vënë në pah format e saj trupore përplot muskuj duke bërë të qartë se nëse punoni fort rezulatet që mund të arrini janë të jashtëzakonshme.

Në moshën 50 vjeçare ajo ka ‘thyer secilin limit’ duke u bërë shembull i miliona fansave të saj.

Kujtojmë që hitet që ka sjellë J.Lo ndër vite mbesin ende të dëgjuara nga miliona dëgjues.