33 vjeçarja: Nëse do ta dija që fëmia im ka “Sindrome Down”, do ta abortoja

Një nënë, 33 vjeçare ka thënë se do të kishte abortuar fëmiun e saj nëse ajo do ta dinte që ai ka sëmundjen “Sindrome Down”.

Edyta Mordel lindi Aleksander në vitin 2015, dhe padyshim që tashmë ajo është shumë e përkushtuar ndaj tij. Mirëpo ajo vetë e ka thënë se nëse do ta dinte gjatë shtatëzanisë se djali i saj ka sëmundjen që do të vuajë gjatë gjithë jetës padyshim që do ta abortonte, shkruan Daily Mail.

Mordel ka kryer analiza gjatë shtatëzanisë në spitalin Royal Berkshire, prandaj edhe ka paditur spitalin në fjalë për gabimin rreth analizave që ajo i ka kryer sa i përket Sindrome Down.

 

Nëna e Aleksandrit, i cili tashmë është 4 vite ka fituar 200,000 euro nga spitali i lartëpërmendur për gabimin që kanë bërë, kjo për demin që i është bërë.