27 vjeçari abuzoi seksualisht me foshnjën 18 muajshe, gjykata i jep dënim shembullor

Kane Fanelli, 27 vjeç përdhunoi në mënyrë të tmerrshme një foshnje 18 muajshe.

Ai e dërgoi foshnjën në spital pas plagëve të mëdha që kishte marrë, ku dhe mjekët u befasuan me atë se çfarë shenjash panë në trupin e saj, shkruan Daily Mail.

Derisa ishin duke i dhënë tretmanin e duhur, të njëjtën kohë njoftuan policinë për të hetuar rastin pasi foshnja kishte shenja të abuzimit seksual.

Pas hetimit të policisë Fanelli u shpall fajtor dhe u dënua me masën “arrest me burg” pa afat.

Këtë të enjte ai doli përpara gjykatës ku dhe mori dënimin prej 4 vitesh burg si dhe disa ndalime me ligj për të pasur kontakt me fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Prej më shumë se një viti foshnja është marrë nën kujdestarinë e një familje britanike.