​Burri i saj kthehet më herët: I dashuri ik përmes dritares

Një video që tregon një burrë gjysmë të zhveshur duke rënë nga gjashtë metra lartësi është bërë virale në një periudhë të shkurtër kohore.

Pamjet e pazakonta janë kapur në Zvicër. Bëhet fjalë për një dashnor, që u detyrua të ikte në formë mizore kur burri i zonjës arriti në shtëpi para kohe.

I veshur vetëm me të brendshme dhe çorape, ai u var në një dritare derisa nuk rrëshqiti dhe të bie në një makinë të parkuar. Pastaj u rrotullua në tokë.

 Policia e Cyrihut ka konfirmuar për gazetën britanike ‘The Sun’, se ata morën një raport të këtij incidenti, i cili ndodhi në Walliesellen në fund të janarit, por nuk deshën të japin komente.

Për ta parë videon, klikoni këtu.