VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Policia e Kosovës njfoton se në rr. “Edmond Hoxha”- Prishtinë me datën 03.07.2018, ora 03:23.
Tre të dyshuar të panjohur, të armatosur me armë automatike AK- 47, kanë tentuar që të vjedhin bankomatin e bankës të cilin pasi e kishin lidhur me litar, kanë tentuar ta tërheqin me kamion, por nuk kanë arritur. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe kanë bërë shikimin e vendit te ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa bankomatin e ka tërhequr banka. Rasti është duke u hetuar.