Vdes një aktivist i PDK-së

Partisë Demokratike të Kosovës ia ka vdekur një aktivist nga Fushë Kosova.

 Me këtë rast kreu i kësaj partie, Kadri Veeli, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, ndërsa e ka quajtur të përkushtuar aktivistin.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Breznicës, atdhetarit të dalluar, aktivistit të përkushtuar dhe anëtarit të Kryesisë në Degën e PDK-së në Fushë Kosovë. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën mundësinë dhe nderin ta njohin Isën!”, ka shkruar Veseli në Facebook.