Zbulohet kush e ndau Jonida Maliqin nga Romeo Veshaj! Lidhja me personazhin e njohur

Prej disa kohësh, aktori i humorit Romeo Veshaj ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes me këngëtaren Jonida Maliqi.

 

Ata u përfolën se u ndanë pas publikimit të një video me skena intime, ku Jonida shfaqej në rrugët e Parisit me Flori Mumajesin.

Mirëpo, burime për ‘Panorama Plus’, hedhin poshtë këto zëra, duke treguar që çifti ishin ndarë javë përpara se video të poublikohej.

Nuk dihen arsyet e ndarjes, por Romeo gjatë kësaj kohe është parë në shoqërinë e blogeres së njohur Sara Kolami.

Theksojmë që përpara se të bëhej blogere, Sara ka qenë prezantuese në një emision në IN Tv me moderator Kelvi Kadilli.

Thuhet se ata kanë nisur një romancë me njëri-tjetrin, të cilën e kanë mbajtur të fshehtë.

Ndërkohë njohja mes Romeos dhe Sarës mendohet të ketë nisur Brenda mjediseve të ‘Vizion Plus, ku aktori bashkë me vëllain Donaldin dhe të dashurën e vëllait Bora Zemanin realizojnë emisionin e tyre ‘Treshat’.

Screenshot_16.png
97733a7e740917c6579ee5c4a583584d_L.jpg
Screenshot_17.png
Screenshot_18.png