Ylber Idrizi vjen me albumin ‘Urime Ditëlindjen’

Vera është koha kur këngëtarët sjellin shum hite dhe albumet e tyre, ndërsa krahas angazhimeve të shumta edhe më aktiv u tregua edhe këtë verë këngëtari Ylber idrizi i cili për fansat e tij lansoi albumin më të ri të titulluar “Urime Ditëlindjen”.

Albumi përmban kryesisht këngë të reja të shkruara nga vet këngëtari, muzikë dhe orkestrim nga kompozitori Argjend Meçe si dhe inçizuar në Studio Xheni Shkup.

Nga trileri i albumit që është publikuar në profilin zyrtar të këngëtarit në youtube, vërehen komente dhe pëlqime te shumta për albumin sidomos për këngën “Fraerat e Gurbetit”.

Siç duket është koha e qëlluar për këtë këngë mbase edhe vet këngëtari shpreson që të pëlqehet edhe më shum nga Gurbetçarët.

Përveç albumit këngëtari ka përgaditur edhe klipin e këngës “Mos qaj bijë e nanës” që pritet të lansohet këtë javë, ndërsa deri në fund të korrikut ka paralajmëruar edhe dy klipe të reja.

Si duket kjo verë do të jetë shum e nxehtë dhe padyshim që freskin do ta kërkojmë jo vetëm tek Valët e Detit por edhe tek këngët e këngëtarit Ylber Idrizi.