Yjet shfrytëzojnë karantinën për të marrë rreze dielli në shtëpi

Bella Hadid dhe Kylie Jenner janë në mesin e yjeve që po marrin rreze dielli në LA gjatë kësaj kohe.

Të famshmit kanë evituar rrezikun nga koronavirusi gjatë bllokimit dhe pozimit në bikini.

Modelet Chrissy Teigen, Hailey Baldwin dhe Bella Hadid të gjitha ndezën rrjetin në rroba banje të vogla, edhe pse pushimet e tyre luksoze vonohen për ca kohë.

Chrissy, e cila është e martuar me këngëtarin John Legend shfaqi linjat e saja në një palë bikini, duke zbuluar se ajo po hiqte implantet e gjirit.

Nëna e dy fëmijëve 34-vjeçare dukej mahnitëse sa herë që shkrepi një selfie në pasqyrë.

Ajo ka qenë duke ndarë recetat e saj të gatimit gjatë bllokimit, por për mrekulli duket se i ka shpëtuar “COVID-10” – zhargoni për shtimin e peshës nga qëndrimi në shtëpi gjatë pandemisë.

Modelja Hailey Baldwin gjithashtu shfrytëzoi rastin të paraqiste fizikun në bikini. Hailey ka qenë duke kaluar bllokimin me bashkëshortin e saj, Justin Bieber, transmeton lajmi.net.

Megjithë figurën e saj të lakmueshme, Hailey kohët e fundit pranoi se nuk është “lehtë” të krahasohet me ish-të dashurat e burrit.

Ajo nuk ishte Baldwin e vetme në bikini, kushërira saj Irlanda pozoi gjithashtu bikini në Instagram.

Alessandra Ambrosio, Ayesha Curry dhe Bella Hadid të trija u sollën fansave në rrjete sociale fotografi në bikini.

Lizzo u fotografua po ashtu rroba banje të zeza. Këngëtaret Charli XCX dhe Halsey të dyja ndanë me ndjekësit foto në bikini gjatë pandemisë.

Edhe miliarderja 22-vjeçare Kylie Jenner solli shumë poza nga pishina në rezidencën e saj të re. /Lajmi.net/