WOW, as Erës, as Duas, as Bebes, as Ritës! Në koncertin e Shakirës luhet kënga e kësaj këngëtareje shqiptare, zbulojeni për kë bëhet fjalë

Vajzat tona po na bëjnë krenarë në të gjithë botën!

Pasi shtyu për shtatë muaj turneun e saj ‘El Dorado’ për shkak të problemeve vokale, Shakira ka bërë një shfaqje të madhe ku ka performuar hitet e saj ndër 20 vite karrierë.

Ky është turneu i parë pas 7 vitesh i saj pasi u tërhoq nga muzika për t’iu përkushtuar familjes që krijoi me futbollistin Gerard Pique. Në shfaqjen e saj në Hamburg, 41-vjeçarja dukej e tronditur ndërsa pranoi problemet shëndetësore.

“Viti i kaluar ishte një nga kohët më të vështira të jetës time. Të jem përsëri në skenë është kaq emocionuese”, tha ajo.

Në një nga koncertet e saj, para se të ngjitej në skenë, Dj i Shakirës ka vendosur për të gjithë publikun këngën “Fuego” të Eleni Fourerirës, me të cilën zuri vendin e dytë në Eurovision.

Është vetë këngëtarja me origjinë shqiptarë që e ka publikuar këtë video në instastory për ndjekësit e saj.