“Wallahi Wallahi” mban titullin kënga e re e 2Ton

Këngën e re të 2Ton tani mund ta dëgjoni në të gjitha platformat.

2Ton ka tash e një kohë që është duke paralajmëruar këngën e tij të re, të cilën tashmë e ka publikuar në të gjitha platformat digjitale.

Kënga e cila mban titullin ‘Wallahi Wallahi’ është një bashkëpunim i radhës nga reperi me Boyaton, dyshja ia kanë punuar edhe klipin këngës por e cila pritet të publikohet nesër.

 2Ton së fundmi ka ndarë një postim në Instagram ku shkruan “ ‘Wallahi Wallahi’ mund ta gjeni në Spotify dhe gjitha platformat tjera digjitale, nesër publikojmë klipin nga ora 15:00”.