Vin Diesel zbulon datën e lansimit të “Furious 8″, përmend Paul Walkerin

“Furious 7” ka arritur të ketë një audiencë rekord, me më shumë se 1 miliard ndjekës.
Në një dalje publike për gazetarët, Vin Diesel është shprehur se jemi aq të dashuruar me “Furious” saqë do fillojmë të punojmë fort dhe për filmin e radhës.
Gjatë deklaratës së tij, Diesel theksoi se “Furious 8”, pritet të prezantohet në 14 prill 2017.
Sigurisht aktori në fjalë nuk hezitoi të përmend i përlotur vëllain e tij në qiell, Paul Walker, si dhe falenderoi të gjithë mbështetësit e “Furious”. /Telegrafi/