Vikena Kamenica sjell “El amor brujo”

Askush tjetër më mirë se Vikena Kamenica nuk mund të sjellë “El amor brujo”, “Dashuri e Magjepsur” të spanjollit Manuel de Falla.

Edhe pse e mësuar me të kënduarit spanjisht, këtë herë për mezzosopranon, karakteri i ciganes, kërkoi përpjekje.

Ciganja Kamenica do të këndojë tre nga ariet, marrë nga baleti “Dashuri e Magjepsur”, një histori dashurie mes dy Canelas dhe Carmelos në një fshat ciganesh të Spanjës.

Brenda të së njëjtës mbrëmje të premten e 17 Prillit, për publikun e shtëpisë së operas vjen premierë dhe koncerti për oboe kompozuar gjatë viteve të fundit të jetës nga Richard Strauss.