Vesa Luma urim të veçantë për ditëlindjen e Big Bastës

Prej disa kohësh ata janë një çift solid, madje lidhjen e tyre e kanë zyrtarizuar në fejesë.

Pavarësisht kalimit të kohës dhe distancave mes tyre, Vesa Luma dhe Big Basta vijojnë të jenë të dashuruar si në fillimet e tyre. Të paktën kjo gjë tregohet nga postimet në rrjetet sociale, ku ata bëjnë dedikime të ndjera ndaj njeri tjetrit.

E ndërsa sot Bigu ka ditëlindjen, Vesa ka postuar në Instagram një dedikim të veçantë për të. “Jeta ime! Ti e di që nuk jam shumë e mirë me dedikime por vetëm dua të dish që je gjithçka për mua! Urime ditëlindja shpirt dhe mos harro që je njeriu më i mirë në botë! Të dua dhe do të dua përgjithmonë! E jotja!”, shkruan Vesa në urimin e saj.