Vesa Luma kalon momente të bukura pranë bashkëshortit dhe djalit

Vesa Luma po e shijon në maksimum qëndrimin në Zelandë të Re.

Vesa Luma para disa muajsh udhëtoi për në Zelandë të Re, për të qëndruar pranë Big Bastës.

Këngëtarja duket se është përshtatur mirë me jetën atje dhe po e shijon çdo moment në atë vend.

Së fundi, ajo ka postuar disa video, të realizuara në veturë ku incizoi Big Bastën dhe Lianin e vogël teksa po këndonin “Shallow” nga Lady Gaga dhe Bradley Cooper.

“O me zooor me zorrrr ka me msu”, ka thënë ajo me shaka për Big Bastën.