Venera Lumani pjesë e një projekti filmik

Venera Lumanin së shpejti do ta shohim në një projekt filmik.

Pas pjesëmarrjes në festivalin “Kënga Magjike” së bashku me Lind Islamin, ku dhe u shpërblyen, këngëtarja nga Struga është bërë pjesë e një projekti filmik.

Bëhet fjalë për filmin shqiptaro-francez të titulluar “Kthimi” ku Venera është aktore dhe këngëtare.

Pjesë e këtij filmi me regji të Kastriot Abdylit është edhe aktorja franceze Delphine Depardieu.

Premiera do të mbahet së shpejti në Paris, Shkup dhe Prishtinë. /Telegrafi/
12376724_10153715269569034_2350476570657958888_n