Vëllai i Jackson thotë se dokumentari për Michael është i bazuar në gënjeshtra

Jermaine Jackson ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në disa prej skenave të dokumentarit kundërthënës për vëllanë e tij, Michael Jackson – transmeton BBC.

Në filmin “Leaving Neverland”, James Safechuck dhe Wade Robson kanë pohuar se këngëtari i ndjerë i ka keqtrajtuar derisa ata ishin fëmijë.
Robson madje ka qenë dëshmitari kryesor në gjykimin e ikonës së muzikës pop në vitin 2005, mirëpo tas e ka ndryshuar tregimin e tij.

“Michael është gjykuar dhe është liruar nga të gjitha akuzat. Nuk ka pasur dëshmi të vërteta, nuk ka pasur asgjë dhe familja jonë është e lodhur nga këto tregime”, ka thënë Jermaine në emisionin Good Morning Britain në ITV.
Dokumentari katër orësh është dhënë premierë në Festivalin e Filmit Sundance në javën e kaluar, ndërsa ka qenë aq shokues saqë në një çast disa të pranishëm në publik kanë nisur të qajnë.

Robson dhe Safechuck kanë qenë shtatë dhe dhjetë vjeç, respektivisht, në kohën kur këngëtari ishte shoqëruar me ta dhe prindërit e tyre.
Mirëpo, në vitin 2005, Robson kishte dëshmuar në gjykatë se Jackson nuk e ka keqtrajtuar asnjëherë, mirëpo në dokumentar ka folur ndryshe.

Përfaqësuesit e rançit Neverland më herët e kanë kritikuar filmin duke thënë se është një mënyrë patetike për të përfituar përmes imazhit dhe veprës së Mbretit të muzikës pop.