Vëllai i Florit: Do të marr hak për vëllain

Festivali i Këngës Magjike këtë vit ka marrë vëmendjen maksimale dhe kjo për arsye të sherrit mes dy këngëtarëve, Stines dhe Flori Mumajesit.

Ashtu siç dihet tashmë, shkak për këtë përplasje është bërë vlerësimi i ulët prej 2 pikësh që producenti Mumajesi i ka bërë Stinës.

Ndërkohë që ky i fundit e ka vlerësuar me 26 pikë “rivalin” e tij.

Ky sherr ka degjeneruar, duke bërë që Flori të përfundoje në spital.

Ndërsa Stine po hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhënë deklaratën në polici duke thënë se Flori është vetëplagosur.

Ndërkohë nga ana tjetër Mumajesi ka vendosur të heshtë dhe nuk ka reaguar pas deklaratës së Stines, por ka qenë vëllai i tij, Evis Mumajesi, i cili i kontaktuar nga Gazeta Shqiptare ka thënë që kjo është një gënjeshtër dhe se do i shkojnë në fund gjithë kësaj.

“Do shkojmë deri në fund, avokati ynë po ndjek çështjen”.

Megjithëse nga ky kompeticion gjithnjë kanë lindur konflikte mes këngëtarëve për shkak të votimeve, kësaj radhe janë tejkaluar kufijtë.