Vedat Ademi ironizon me nëntë milionë klikimet e Dua Lipës: Rri ti Dua, këta të tanët i bëjnë për tri ditë 10 milionë

Këngëtarja e njohur Dua Lipa, ka publikuar pak javë më parë këngën “Swan Song”, e cila është kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”.

Ky film pati premierën në mbrëmjen e së enjtes, ku këngëtarja shqiptare pati një paraqitje spektakolare në tapetin e kuq të premierës, shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew.
Shqiptarja u shfaq e veshur në stilin e “Wonder Woman”, teksa vuri në pah linjat atraktive trupore.

“Swan Song” përndryshe është pritur shumë mirë nga publiku, dhe në vetëm një javë pas lansimit, ka marrë mbi nëntë milionë klikime në YouTube.