Vdes në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo

Ka ndërruar jetë Maks Velo.

 

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo.

Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në QSUT pasi vuante nga anemia.

Maks Velo ka qenë piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar. Ai vuajti denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit mori pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera.

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.