Valza Zhegrova publikon këngën e re

Valza Zhegrova ka lansuar projektin e ri muzikor. 

Këngëtarja e cila është nën menaxhimin e Mixey, para pak minutave ka lansuar këngën e saj të re, të cilën e ka titulluar ‘Ike’ një lloj balade kjo nga artistja e re në moshë.

‘Ike’ është e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është përkujdesur produksioni ‘weShot’, ndërsa teksti është i shkruar nga reperi Gent Fatali.