Tuna: Jam krenare me veten , asgjë nuk do të ndryshoja nga e kaluara

Ditën e djeshme Tuna Sejdi e ka festuar ditëlindjen. Me rastin e 34 vjetorit ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa e nuk ka munguar as surpriza nga bashkëshorti i saj, Patris Berisha.

Pas gjithë kësaj, Tuna ka zgjedhur që një ditë pas ditëlindjes t’i thotë disa fjalë për veten.

“Në datën e lindjes time hodha shikimin prapa. Asgjë nga e kaluara nuk do t’kisha ndryshuar…. asgjë… hmmmm. gjithçka në jetë është shkollë që të formëson. Jam e lumtur me veten time sot.”, ka shkruar ajo pranë një fotografie të postuar.