Tjetër arritje në botën e modës nga kosovarët

Tyga vishet nga dizajneri kosovar.

Festim Isufi ka 10 vite që merret me modën dhe emra të mëdhenj të estradës shqiptare kanë punuar me të përgjatë këtyre viteve.

Por fama e tij tani ka kaluar kufijtë shqiptar, dizajneri ka shënuar një sukses të madh së fundmi, një xhaketë e punuar nga ai është përdorur nga Tyga për një set fotografik me revistën ‘Bazaar’.

 E kjo është një pikë tjetër suksesi i dizajnerëve shqiptar në përgjithësi, pasi dimë se më parë edhe artistë tjerë me renome si Beyonce, Cardi B kanë zgjedhur pikërisht stilistët shqiptar për veshjet e tyre.