Time: Kim & Kanye ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë

Revista Time, ka përfshirë Kim Kardashian dhe Kanye West në listën e personave më me ndikim në botë.

Daily Mail e përshkruan përfshirjen e çiftit më të famshëm të momentit në këtë listë, si aspak rastësore.

Në një shkrim të portalit britanik, thuhet se sa më shumë i “urrejmë” ata, aq më shumë flasim rreth tyre në jetët tona.

Kanye West qëndron në krye të listës së kategorisë “Titanët”. I ndjekur nga shefi ekzekutiv i Kompanisë Apple, Tim Cook.

Në po këtë listë është edhe Kim Kardashian.

Kategoria “Ikonat” rendit të parën në listë gjyqtaren e Gjykatës së Lartë në SHBA, Ruth Bader Ginsburg dhe në të përfshihen edhe personalitete si Papa Françesku, Taylor Swift, Bjork, etj.

Në kategorinë “Artistët” vendin e parë e zë Bradley Cooper.

Kategori të tjera janë edhe “Pionerët” dhe “Liderët”.