Tentoi ta fshihte romancën me Rihannën, Travis Scott u zemërua kur iu bë publike ajo

Travis Scott u përpoq ta mbante të fshehtë romancën me Rihannën, pasi u konfirmua që ai ishte në lidhje me të para asaj me Kylie Jenner.

Ai aktualisht është vetizoluar gjatë pandemisë me ish-partneren e tij Kylie Jenner dhe vajzën e tyre Stormi.

Por në vitin 2015, Travis Scott u përfol se ishte në lidhje me Rihannën duke shpresuar se do ta mbante romancën e tyre sekret, kjo është pohuar.

Lawrence Schlossman pohoi në një episod të kësaj jave se reperi 28-vjeçar ishte i zemëruar për vite të tëra pasi ai e pyeti për lidhjen me Rihannën në një intervistë për Complex.

Ish-redaktori i “Complex” tha se ai zbuloi lajmin për Rihannën dhe Travisin ani pse i ishte kërkuar të mos e bënte një gjë të tillë.

Në vitin 2015 Travis kishte bashkëpunuar me Rihannën, kurse në shtator të atij viti u zbulua se ata kaluan netët bashkë në qytet.

Më 2017 reperi u lidh me yllin televiziv Kylie Jenner, ndërsa një vit më vonë ai u bë baba.