Të dashuruar sa më s’ka! Mozzik dhe Loredana puthje pasionante në publik

Të dashuruar sa më s’ka! Mozzik dhe Loredana puthje pasionante në publik

Mozzik dhe Loredana janë në mesin e çifteve më të reja në estradë.

Mozzik është shumë aktiv nëpër koncerte, ku pothuajse në çdo vend shoqërohet nga e dashura e tij, Loredana.

Këtë vikend, çifti po e kalojnë pranë njëri-tjetrit, ndërsa përmes rrjeteve sociale kanë treguar se po kalojnë për mrekulli.

Mozzik dhe Loredana shfaqen shumë të dashuruar në këto imazhe, duke ndarë puthje romantike dhe publikuar pamjet në Instagram.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Mozzik është “Madam”, këngë kjo me protagoniste kryesore në klip, pikërisht Loredanën.