Tayna ‘thumbon’ Rinën dhe Feron

Beteja mes repereve të estradës vijon të mbetet ndër temat më të komentuara në faqet rozë. Tayna ka publikuar në profilin e saj, Instagram dy video ku shfaqet duke bërë rap të rrymës ‘old school’.

Aty vihet re një thumbim për rivalët e saj, i cili dyshohet se i drejtohet Feros dhe Rinës. Këta të fundit e quajnë veten “Baba” dhe “Mami”, pjesë të cilën Tayna e ka përdorur në tekst.

“Qysh po don mu shty kur tekstet s’i shkruan vet, ti shkrun dosti yt e ai ‘jol’ osht vet, i bjen që femnave nuk ia qet. Domethënë jom Baba se Nana e kam leht. Rolli n’G-Class dhe shoqet high class, kur na sheh je tu plas”, thuhet në një pjesë të tekstit të kënduar nga Tayna.

Pjesa ku përmend makinat duket si një diss i hapur për duetin e Rinës me Feron, të titulluar “S’ka konkurrenc”. Në tekstin e shkruar nga reperi, Rina këndon: “Bitch s’kom konkurenc, T’i kapi shoqet e ti hypi me ni Benz”.