Tayna feston ditëlindjen, ja si e befasuan mbrëmë

Tayna ka pranuar një befasi të këndshme për ditëlindje.

Tayna mbrëmë është argëtuar deri në orët e vona, ku festoi ditëlindjen bashkë me më të dashurit e saj.

 Reperja, ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga kjo ndejë, ku tregoi edhe tortën me kurorë, që ia bënë befasi.

“Shumë urime për mua”, kishte shkruar ajo mbi njërën nga videot që postoi në InstaStory.

Për ndryshe, “Sorry” titullohet projekti i fundit nga Tayna, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.