Tashmë Dua Lipën mund ta takojnë të gjithë

Për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa 2018 ishte viti më i ‘çmenduri’.

Në listat e publikuara për fundvit, Dua Lipa e  gjente veten në krye të shumicës prej tyre.

Dhe së fundmi Dua Lipa mund të jetë  pjesë e muzeut “Madame Tussauds” në Londër.

Image

“Vëmendje, do kem figurën time në ‘Madame Tussauds’ këtë vit! Jam shumë e lumtur që të gjithë do të shikoni një Dua të dytë. Tashmë të gjitha prenotimet për festa private do i marrë ajo”,-shkruajti këngëtarja në Instagram.

Muzeu në fjalë është i famshëm në të gjithë botën për figurat prej dylli të personazheve publikë nga e gjithë bota.

Aty janë të renditur këngëtarë, aktorë dhe personazhe të tjerë të ekranit.

Figurat prej dylli janë imitim perfekt i VIP-ave dhe muzeu ofron mundësinë që çdo vizitor t’i prekë dhe të bëjë foto krah tyre.

Image
Image