Tamara Ecclestone, një hot mami (Foto)

Ylli televiziv dukej shumë sexy, derisa ishte dal me vajzën e saj 21 muajshe, me ç’rast Ecclestone kishte veshur një mini fund dhe kishte zbuluar këmbët e saj.

Derisa ishin duke u larguar nga restoranti, Tamara së bashku me vajzën e saj të vogël hasën në paparacit të cilët nuk lëshuan rastin të marrin disa foto të sexy Tamaras e cila kishte zbuluar këmbët atraktive, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Nuk është hera e parë që vajza e bosit të F 1 Bernie Ecclestone, zbulon hiret e saj trupore të cilat pa dyshim se i ka mjaft sexy. /Indeksonline/