Stresi vazhdon të ndihmoj të prekurit nga tërmeti

Stresi po vazhdon me hov të njëjtë t’i ndihmoj viktimat e tërmetit.

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor krahas shumë personave që humbën jetën, ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale, por vullneti i njerëzve me zemër të re po ndihmon Shqipërinë të dal nga kjo situatë.

 Në mesin e artistëve që dhanë kontribut për familjet e prekura nga tërmeti është edhe Stresi, reperi që nga dita tragjike ka vazhduar me një ritëm të lartë të jap përkrahjen e tij për qytetarët e Shqipërisë.

Ai së fundmi ka publikuar një video në Instagram ku thotë se ndihmat po vazhdojnë “A kujtuat se ndaluam ??? Me zemer jam @shpi.per.shpi por ekipi vazhdon misioni im ishte qe ti dalim ne ndihme kombit tone ne raste nevojash  sa per opinion “”” leni tenderat cfare shoqatash jeni ju ???? ju nuk keni kontribuar kurre vetem merrni ate cfare ju kontribojn te tjeret ne ishim me vullnetin e zotit”.