Stresi e quan ‘diva’ Era Istrefin

Stresi e ka mbështetur publikisht këngëtaren Era Istrefi.

 

Këngëtarja Era Istrefi të premten publikon projektin e saj më të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, aty ku edhe e ka zbuluar emrin e këngës dhe se me kë po vjen në bashkëpunim.

Kënga titullohet ”No maybes” dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin Arash.

Ende pa u publikuar kënga, Era ka gjetur mbështetjen e fansave dhe të kolegëve.

Ishte Stresi ai i cili e ka mbështetur Erën dhe e ka quajtur ‘diva’ në postimin e fundit të bërë në Instastory.