“Spotify” publikon statistikat vjetore, Bebe Rexha është dëgjuar mbi një miliard herë

Bebe Rexha vazhdon të numërojë suksese të reja në karrierë.

 

Platforma muzikore “Spotify” ka publikuar statistikat vjetore të artistëve.

Në këtë listë, Bebe Rexha rezulton se është dëgjuar 1.5 miliard herë gjatë këtij viti, ndërsa numri i personave që e kanë dëgjuar është 106.8 milionë dhe atë nga 79 shtete të ndryshme.

Këtyre rezultateve natyrisht se i është gëzuar pa masë Bebe, e cila falënderoi publikisht fansat.

Për ndryshe, Bebe Rexha ditë më parë vizitoi Shqipërinë, ku edhe njoftoi se po ndërton dy shtëpi për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit