Sinan Vllasaliu i këndon “Çikat e Prishtinës” në këngën e re

Sinan Vllasaliu po vjen me këngë të re.

Sinan Vllasaliu ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta lansojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.

Përmes një fotografie që e postoi në Instagram, këngëtari ka njoftuar fansat se po bën xhirimet e këtij projekti.

Kënga mban titullin “Qikat e Prishtinës”, ndërsa datën e publikimit nuk e ka treguar.

“Qikat e Prishtines se shpejti..”, është mbishkrimi që Sinani ia la fotos së realizuar nga prapaskenat e xhirimeve.