Sinan Vllasaliu dedikim bashkëshortes në këngën e re

Sinan Vllasaliu ka befasuar publikun edhe me dy projekte të reja.
Vetëm pak ditë pasi publikoi super duetin “2 minuta” në bashkëpunim me Medën, këngëtari Sinan Vllasaliu erdhi me dy këngë të reja duke dërguar kështu në gjashtë numrin e projekteve dhe disa potpuri vetëm brenda një muaji.Këngëtari ka mbajtur gjithmonë të mbyllur jetën private duke ndarë atë nga profesioni dhe duke preferuar të flasë vetëm përmes këngës.

 Kështu ka vepruar edhe kësaj radhe, ai ka folur përmes këngës duke bërë dedikimin më të ndjerë të bërë ndonjëherë.

“Teutë” mban titullin kënga më e re, të cilën Sinani ia ka dedikuar bashkëshortes së tij Teutës.

Me muzikë dhe tekst të Avni Qailit, kjo këngë është një dedikim i veçantë dhe sjell këngëtarin më romantik se kurrë më parë.

Në prag të festave të fundvitit një dhuratë dhe dedikim i tillë është padyshim ëndërr e çdo femre.