”Shpërthen” në lot Adelina Tahiri: ”Më kanë kërcënuar djalin me jetë…a është mëkat të duash?!”

E shohim tek shfaq jetën luksoze në Instagram, në udhëtimet e shumta nëpër botë dhe lumturinë që transmeton, por jo gjithçka ka qenë kaq e lehtë për Adelina Tahirin.

Këngëtarja ka qenë pjesë e paragjykimeve për shkak të martesës së saj me avokatin më të pasur të Maqedonisë.

Njerëzit shpeshherë e kanë cilësuar si “tradhtare” të kombit, por Adelina e ka shprehur mjaft qartë se ndenja e dashurisë ka mbizotëruar mbi çdo arsye tjetër dhe ka folur hapur se ajo ka marrë edhe kërcënime me jetë për shkak se ka vendosur të dëgjoj♪7 zemrë e saj:

“Kam pasur kercënime, nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kercëniim femijen tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mekat të duash dikë”, u shpreh Adelina e prekur, ku për disa moment nuk munguan as disa pika lot.

Këto janë kujtime që këngëtarja tha se i ka lënë pas dhe tashmë ndihet mjaft e lumtur me familjen e saj dhe gjithçka.