“Shoku im i pashëm”, Morena thotë se kënga e këtij artisti është e preferuara e saj

Morena publikoi video duke dëgjuar këngën e një prej emrave më të njohur të estradës shqiptare.

 

Morena Taraku është goxha aktive me postime në rrjete sociale, së fundi ajo publikoi një video duke dëgjuar këngën e Butrint Imerit.

Derisa po dëgjonte këngën, këngëtarja tha se kjo është kënga e preferuar, ndërsa Butrintin e quajti ‘shoku im i pashëm’.

“Kënga ime e preferuar. Klikojeni shokun tim të pashëm Butrint Imeri”, ka shkruar ajo sipër videos.

Për ndryshe, “F**k your location” titullohet projekti i fundit nga Morena Taraku, ndërsa po punon për këngë të reja.