Sherr në “Kënga Magjike”, Stine gjakos Flori Mumajesin

Një incident i rëndë është shënuar pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike”, raporton Lapsi. Përballja mes artistëve këtë herë nuk ka mjaftuar vetëm në votime që duket se vë përballë përgjegjësisë morale kolegët, por sherri degradoi deri në përplasje fizike mes dy kantautorëve të njohur, Flori Mumajesi dhe Stine. Ky i fundit nuk e ka përmbajtur veten pas shpalljes së rezultatit dhe me gjasë nga votimi i kolegut, është nervozuar duke e qëlluar me një send të fortë Florin, i cili është gjakosur.