Avril Lavigne mposht sëmundjen

Pas shumë kohësh këngëtarja Avril Lavigne është shfaqur e buzëqeshur pranë bashkëshortit të saj, Chad Kroeger. Këtë selfie ajo e ka postuar në llogarinë e saj Instagram.

Për herë të parë këngëtarja në fjalë ka ndarë për fansat një intervistë në emisionin e mëngjesit “Good Morning America”. Përgjatë intervistës Lavigne ka folur për ditët e vështira që ka përjetuar për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuan.

Por pas këtyre fjalëve, ajo ka dhënë për publikun dhe një lajm të mirë. “Më në fund po rikuperohem. Falenderoj Zotin që gjithçka ka marrë një drejtim të ri në jetën time dhe jam gati të ndihmoj njerëzit e tjerë në nevojë”, përfundon 30 – vjeçarja.