Shanina Shaik, e mahnitëse me të brendshme (Foto)

Ajo është e famshme për këmbët e saj vrasëse, format tunduese dhe pamjen mahnitëse. Ndaj nuk ka shumë pikëpyetje pse fotografitë e realizuara nga modelja Shanina Shaik dalin aq perfekte.

Ajo është fotografuar për linjën e të brendshmeve të linjës Free People, ku ka shfaqur një trup për tu pasur zili, në poza sensuale.

E veshur me të brendshme të bardha dhe të zeza prej tyli, Shanina provokon me idenë “shoh nuk shoh”.

Më tej ajo ka pozuar edhe me të brendshme me ngjyrë vjollcë, portokalli dhe gurkali, duke e bërë shërbimin fotografik vërtetë ndjellës.